Pasiguria politike, eurointegrimet dhe çështjet e ngritura etnike, sa është rreziku i nxitjes së gjuhës së urrejtjes në RMV

Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për fillimin e negociatave me BE-në, por të pranueshme për Qeverinë vetëm nëse janë me veprim të anuluar, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk. Polemika rreth përdorimit të gjuhës shqipe në mënyrë shtesë e ashpërsoi retorikën. Partitë opozitare nga blloku shqiptar paralajmërojnë tension nëse Gjykata Kushtetuese e konteston përdorimin. Ndërsa, publiku profesionist […]

dhjetor 5, 2024 - 09:00
 0  5
Pasiguria politike, eurointegrimet dhe çështjet e ngritura etnike, sa është rreziku i nxitjes së gjuhës së urrejtjes në RMV
sheshi, shkup

Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për fillimin e negociatave me BE-në, por të pranueshme për Qeverinë vetëm nëse janë me veprim të anuluar, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk.

Polemika rreth përdorimit të gjuhës shqipe në mënyrë shtesë e ashpërsoi retorikën. Partitë opozitare nga blloku shqiptar paralajmërojnë tension nëse Gjykata Kushtetuese e konteston përdorimin.

Ndërsa, publiku profesionist bën thirrje – kujdes me deklaratat dhe komunikimin publik.

Këtë e vërejnë edhe qytetarët – ata që i perceptojnë të parët mesazhet e vendimmarrësve.

“Gjuha e urrejtjes nuk pushon çdo ditë. Me këtë ushqehen dhe me këtë mbijetojnë. Nuk ka zgjidhje për këtë. Kjo nuk ndalet dhe kurrë nuk do të ndalet”, tha një qytetare të cilën e anketuam.

“Politikanët duhet të kenë kujdes për gjithçka – për mënyrën e të shprehurit, për mënyrën e sjelljes. Shumë gjëra ndikojnë që një njeri të jetë politikan. Ndërsa kjo, secili më politikan se tjetri. Unë i shikoj gjërat keq e më keq. Jam i zhgënjyer nga të gjithë”, shtoi një qytetar.

Komunikologu Sefer Tahiri e analizon komunikimin publik dhe vëren se gjuha e urrejtjes është kryesisht me karakter etnik.

“Maqedonia deri më tani nuk ka ndërtuar model për t’i parandaluar ndarjet”, thotë Tahiri dhe shtoi se konfliktet aktuale në skenën politike mund të jenë nxitje për përdorim më intensiv të gjuhës së urrejtjes.

“Në republikën e Maqedonisë së Veriut, gjuha e urrejtjes u referohet kryesisht karakteristikave që janë kolektive, përkatësisht grupore të bazuara në baza etnike. Jo se nuk ka gjuhë të urrejtjes të bazuar apo të motivuar nga motivet fetare apo arsye të tjera, por gjuha e urrejtjes në vend është më shumë me karakter etnik, sepse maqedonia është shoqëri multikulturore, multietnike dhe multigjuhësore, dhe fatkeqësisht, nuk ka arritur të ndërtojë model që do t’i pajtojë ndarjet që ekzistojnë në vend dhe do t’i perceptojë si privilegj”, tha profesori Sefer Tahiri, komunikolog.

Kërkime të shumta relevante kanë treguar se ndonjëherë gjuha e urrejtjes drejtohet qëllimisht dhe me synim.

“Liria e të folurit dhe e të shprehurit të mendimit është e drejtë themelore e njeriut dhe tregues i qartë i kapacitetit demokratik të një shoqërie. Por, shpeshherë jemi dëshmitarë se si kjo keqpërdoret për interesa të dikujt.”

Politikanët angazhohen për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Kjo dukuri nuk është normale për shoqëritë e shëndosha, ndërsa me nivel komunikimi të qytetëruar dhe kulturor do t’u kthehet besimi qytetarëve.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi që ta heqim atë pjesë dhe të kemi komunikim më të mirë, si me sektorin joqeveritar, ashtu edhe me shkollat, duke zhvilluar një mënyrë tjetër të komunikimit. Lufta jonë dhe lufta ime si politikan i ri duhet të përqendrohet që gjuha e urrejtjes të hiqet plotësisht nga politika dhe nga mënyra e përditshme e komunikimit”, thotë Goran Gerasimovski nga LSDM-ja dhe kryetar i Komunës së Qendrës.

“Çdo njeri mund të shkruaj komente, akuza, ofendime të ndryshme dhe për të mos thënë edhe gjëra të tjera, të shaj politikan, etj., por shpeshherë edhe politikanët dinë të kalojnë kufirin në këtë drejtim. Prandaj unë si një nga politikanët më të rinj përpiqem të jem gjithmonë racional në atë që them”, thotë Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës.

Gjuha e urrejtjes sipas përkatësisë nacionale është në krye të listës edhe në raportin mujor të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, për muajin shtator.

Përkatësia etnike dhe politike janë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa ka më pak raste të gjuhës së urrejtjes për shkak të orientimit seksual, gjuhës së urrejtjes për shkak të gjinisë dhe seksit dhe fesë dhe besimit fetar.

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të projektit Rrjeti i Diversitetit 2.0 – Agjenda e Re.

Autor: Petar Dogov