E gëzon vendimi i Sveçlës për minandezësit e Trepçës, Nderim Ibrahimi ia premton 6 vota në zgjedhjet e reja
Vendimi i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për ta “ndihmuar” Trepcën me minandezës, e ka gëzuar fort një komentues në Facebook. Personi që e identifikon veten me emrin Nderim Ibrahimi në llogarinë e këtij rrjeti social, është ekzaltuar aq shumë, saqë i ka premtuar aktivistit të VV-së se në zgjedhjet e ardhshme do t’i japë […]
Vendimi i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për ta “ndihmuar” Trepcën me minandezës, e ka gëzuar fort një komentues në Facebook.
Personi që e identifikon veten me emrin Nderim Ibrahimi në llogarinë e këtij rrjeti social, është ekzaltuar aq shumë, saqë i ka premtuar aktivistit të VV-së se në zgjedhjet e ardhshme do t’i japë shumë vota, krahasuar me ato të kaluarat, kur s’ia kishte dhënë asnjë.
Për më tepër, i njëjti ka thënë se Sveçla duhet të jetë numri dy në listën zgjedhore të Vetëvendosje.
“Në zgjedhjet e ardhshme, simbas mendimit tim Xhelal Sveçla duhet t‘jetë i radhitur me numrin 2 në listën për deputet!”, ka shkruar Ibrahimi, teksa ka komentuar në statusin e ministrit për minandezësit e Trepçës, raporton Klankosova.tv. “Në zgjedhjet e kaluara nuk të kam votuar, por publikisht deklarohem se minimalisht 6 vota nga shtëpia ime i ke të sigurta!”.
I njëjti e ka mbaruar komentin e tij me një fjali tjetër, në krye të së cilës e përmendur jo mbiemrin e saktë të ministrit, por ofiqin me të cilin atij i drejtohen më shumë ata që nuk pajtohen me atë cka thotë e çfarë bën Sveçla.
“Cfeklla trishtim për hajna e bandita!“ ”, ka përfunduar Ibrahimi./Klankosova.tv