Imeri: Kosova nuk ka arritur të siguroj asnjë njohje, është dështim

Dorajet Imeri, njohës i integrimeve evropiane thotë thotë për “Front Online” se është dështim i Kosovës mos njohja si shtet nga shtetet tjera. Por sipas tij kjo kjo nuk nënkupton që subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është forcuar. “Në politikën e jashtme të Kosovës një nga prioritetet që ka pasur Qeveria aktuale ka qenë forcimi […]

qershor 6, 2024 - 13:01
 0  6
Imeri: Kosova nuk ka arritur të siguroj asnjë njohje, është dështim
imeri:-kosova-nuk-ka-arritur-te-siguroj-asnje-njohje,-eshte-deshtim

imeri:-kosova-nuk-ka-arritur-te-siguroj-asnje-njohje,-eshte-deshtim


Dorajet Imeri, njohës i integrimeve evropiane thotë thotë për “Front Online” se është dështim i Kosovës mos njohja si shtet nga shtetet tjera. Por sipas tij kjo kjo nuk nënkupton që subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është forcuar.

“Në politikën e jashtme të Kosovës një nga prioritetet që ka pasur Qeveria aktuale ka qenë forcimi i subjektivitetit ndërkombëtarë dhe arritja e njohjeve të reja nga shtetet tjera. Meqë nuk kemi asnjë njohje, kjo është një objektivë e pa arritur. Por kjo s’nënkupton që subjektiviteti ndërkombëtar nuk është forcuar, lidhet edhe me praninë në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, që përfshihen  si në raportet e marrëdhënieve diplomatike që ka Kosova dhe konsolidimi i tyre, dhe e dyta është mirëmbajtja e marrëdhënieve paraprake”, tha ai.

Imeri thotë se gjithçka që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me pranimin e saj si shtet i ri nga shtetet e tjera, varet nga një marrëveshje që Kosova do ta ketë me Serbinë.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është një tjetër segment i rëndësishëm, për të cilën Kosova nuk mund të krenohet, ngase siç dihet as gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë hapa në këtë drejtim. Me gjasë gjithçka që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me pranimin e saj si shtet i ri nga shtetet e tjera, varet nga një marrëveshje që Kosova do ta ketë me Serbinë”, tha Imeri për Front Online.