Elshani për aksionin në veri: Në Leshak ndaluam dy persona për mospërfillje të urdhërit të policëve

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani për Front Online ka treguar se pas një shkrese/informate  te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim te ketij informacioni. “Informacioni ka rezultuat te jetë i saktë me ç’rast policia […]

gusht 5, 2024 - 23:30
 0  6
Elshani për aksionin në veri: Në Leshak ndaluam dy persona për mospërfillje të urdhërit të policëve
elshani-per-aksionin-ne-veri:-ne-leshak-ndaluam-dy-persona-per-mosperfillje-te-urdherit-te-policeve

elshani-per-aksionin-ne-veri:-ne-leshak-ndaluam-dy-persona-per-mosperfillje-te-urdherit-te-policeve

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani për Front Online ka treguar se pas një shkrese/informate  te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim te ketij informacioni.

“Informacioni ka rezultuat te jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit.Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyll për hetim të mëtejm nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike,” njofton Elshani.

Janë mbyll gjithsejt 9 operatpr ekonomik, 3 në Mitrovicë të Veriut, 3 në Leposaviq, 2 në Zvecan dhe 1 në Zubin Potok.

Në njërin lokacion më saktësisht në Leshak, Elshani thotë se kanë ndaluar dy persona të cilët janë dërguar në stacion të Policisë në Leposaviq, “atyre iu janë shqiptuar tiketa për mospërfillje të urdhërit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

“Nuk ka pasë ndonjë problem, një rast në Leshak e kemi marrë dy persona i kemi dërgu në stacion policor, për arsye se kanë qenë të dehur dhe kanë bërë prishje të rendit dhe qetësisë publike, mirëpo operacioni komplet ka kaluar i qetë,” ka thënë Elshani.