Emrat e PS që u lanë jashtë listës së qarqeve, Evis Kushi: Mes nesh nuk ka hatërmbetje, jemi një skuadër

Caktimi i drejtuesve të qarqeve nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS u komentua për emrat të cilët u lanë jashtë ose që nuk u propozuan fare. Mes tyre ishin dhe Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Gjatë një interviste në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, deputetja e […]

shtator 14, 2024 - 02:00
 0  11
Emrat e PS që u lanë jashtë listës së qarqeve, Evis Kushi: Mes nesh nuk ka hatërmbetje, jemi një skuadër

Caktimi i drejtuesve të qarqeve nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS u komentua për emrat të cilët u lanë jashtë ose që nuk u propozuan fare. Mes tyre ishin dhe Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Gjatë një interviste në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, deputetja e PS Evis Kushi tha se askush nuk mbeti jashtë.

“Unë jam e sigurt që mes nesh nuk ka asnjë problematike nuk ka asnjë hatërmbetje,” u shpreh deputetja e PS teksa shtoi më tej se të gjithë janë një skuadër pavarësisht pozicionit që kanë, duke bërë të qartë qëllimin e përbashkët të PS që është fitorja e zgjedhjeve të vitit 2025.

Evis Kushi, deputete e PS: Unë dua të theksoj që askush nuk ka mbetur jashtë sepse ne jemi të gjithë një skuadër dhe dikush jep kontribut duke qenë kryetari i PS, dikush jep kontribut duke qenë pjesë e sekretariatit, dikush është deputet , dikush është pjesë e strukturave të tjera drejtuese, pra ne jemi të gjithë një skuadër. Dhe në fakt kam parë gjatë këtyre ditëve që janë komentuar emrat ky mbeti jashtë, jo ne jemi një skuadër që pozicionet tona nuk i kemi të përhershme, por në funksion të sfidave, objektivave dhe sigurisht mund të japim kontribut nga pozicione të ndryshme në një pozicion të caktuar, pra të gjithë jemi aty jemi në një skuadër. Unë jam e sigurt që mes nesh nuk ka asnjë problematikë, nuk ka asnjë hatërmbetje, sepse e kemi provuar edhe vite më parë që dikush ka qenë kontribut politik në një qark pastaj ka dhënë kontribut në një sekretariat të caktuar, pasi kemi fituar zgjedhjet përsëri kemi pasur ndryshime të këtyre pozicioneve. Për momentin objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë mandatin e katërt të PS. Në këto momente askush nuk niset nga interesat e veta personale të ngushta. Pra qëllimi ynë nuk është të garantojmë karriget tona dhe pastaj të humbasim zgjedhjet.

Duke komentuar zhvillimet e Asamblesë së PS, deputetja Kushi tha se pavarësisht se vëmendjen kryesore e zunë emrat e drejtuesve të qarqeve, ajo theksoi se në Asamble u arritën dhe shumë vendimmarrje të rëndësishme, duke cilësuar ndër të tjerave emërimin e Shefit Politik për Diasporën, post të cilin e mban tashmë Taulant Balla, si një ndër hapat më të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet e mëtejshme politike.

Evis Kushi, deputete e PS: Asambleja e PS më shumë sesa ndryshimin e emrave dhe të pozicioneve që ka gjithsecili, prodhoi vendimmarrje të rëndësishme. Platforma “Deputeti që duam” do të nxisë më shumë të rinjtë dhe të rejat të bëhen pjesë e skuadrës sonë përfaqësuese për zgjedhjet e vitit 2025, po kështu vota e diasporës angazhimi ynë, përcaktimi i një drejtuesi politik pikërisht për diasporën ishte përsëri një vendim i rëndësishëm, nga ana tjetër “Shqipëria transparente”, “Asambleja rinore” dhe plot vendime të tjera që janë shumë të rëndësishme dhe që janë në interes të qytetarëve shqiptarë, por që vëmendja më e madhe kanë qenë emrat. Nuk janë emrat, emrat dhe pozicionet e gjithsecilit janë mekanizmi, janë instrumentet se si ne të maksimalizojmë rezultatin dhe të kemi një fitore të thellë në zgjedhjet e vitit 2025.