Zgjedhjet e Himarës, Berisha-Tavos: O kukull mjerane!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme zgjedhjet në Himarë, të cilat u fituan nga kandidati socialist Vangjel Tavo. Berisha para gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve demokratë, i ka cilësuar këto zgjedhje si dëshmi e shëmtuar e rrëmbimit të mandatit. Kryedemokrati ndër të tjera u ndal edhe te fitorja […]

gusht 8, 2024 - 05:30
 0  10
Zgjedhjet e Himarës, Berisha-Tavos: O kukull mjerane!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme zgjedhjet në Himarë, të cilat u fituan nga kandidati socialist Vangjel Tavo.

Berisha para gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve demokratë, i ka cilësuar këto zgjedhje si dëshmi e shëmtuar e rrëmbimit të mandatit.

Kryedemokrati ndër të tjera u ndal edhe te fitorja e Vangjel Tavos, duke e cilësuar kryebashkiakun e ri si “pushtues të Himarës”.

Pjesë nga fjala e kryedemokratit Sali Berisha:

Të dashur miq, Himara është dëshmia tjetër më e shëmtuar, më kriminale e dhunimit, e rrëmbimit të mandatit.

Kam ndjekur këto ditë reagimet, lëpirësit e regjimit, armiq njëlloj si qeveritarë të votës së lirë.

Kripto-avoketerët e mandateve të vjedhura, që ngazëllehen me suksesin e Edi Ramës për vjedhjen e mandateve, përsëri në kor mjeranësh për zgjedhjet e Himarës.

Para se të shprehem, dua t’u them vetëm dy pyetje.

Në një bashki të vogël, në të cilën përjashtohen më shumë se një e treta e zgjedhësve, të cilët po me karta identiteti të skaduar në maj të vitit 2023 votuan për kandidatin që donin, çfarë mendoni ju se zgjedhje janë këto kur përzgjedh, kur studion dhe shqyrton listën dhe gjen se vota e tyre do përmbysë rezultatin tënd.

Unë u them këtyre lakejve të mandateve të vjedhura, të skuqen shërbëtorët e Edi Ramës që përpiqen të përligjin një proces antidemokratik, antikushtetues.

Një proces në të cilin më shumë se një të tretës së zgjedhësve iu mohua e drejta kushtetuese e votës si asnjëherë në 32 vite.

U them këtyre lakejve dhe këtyre kripto-avoketërve të mandateve të vjedhura, për çfarë rezultati bëni fjalë ju, kur mbi 350 qytetarë, pa asnjë lidhje me Himarën, që nuk kanë votuar kurrë në atë tokë, u importuan nga Dropulli dhe zona të tjera për të votuar për kukullën Tavo, i cili thoshte se kam marrë sot mijëra mesazhe.

O kukull mjerane, mund të kesh marrë mesazhe nga mafiozë, por nuk ke marrë votat e Himarës.

Vangjel Tavo, je pushtues i Himarës, nuk të votoi Himara.

Lexo rezultatin. Nuk të pranuan as për grek, as për shqiptar, por vetëm si mafioz.

Nuk u mashtruan as nga Edi Rama, as nga tuneli, as nga stër-tuneli.

Dhe unë u them prapë sonte, se nuk keni për të paguar asnjë qindarkë për atë tunel.

Do i paguajë të gjitha Edi Rama me vjedhësit e tij.