EMV-ja këtë vit ka shpenzuar 31 milionë euro për blerjen e rrymës elektrike

Çmimi i rrymës elektrike në tregun e hapur do të rritet në muajt e dimrit për shkak se Ukraina do të marrë rrymë nga Evropa, për shkak sistemit energjetik të dëmtuar. Mickoski vlerësoi që kjo do të thotë se në treg do të ketë më pak sasi të energjisë për Maqedoninë e Veriut, raportoi Zëri […]

tetor 3, 2024 - 22:00
 0  7
EMV-ja këtë vit ka shpenzuar 31 milionë euro për blerjen e rrymës elektrike
Rrymë elektrike, EVN, foto: Suad Bajrami

Çmimi i rrymës elektrike në tregun e hapur do të rritet në muajt e dimrit për shkak se Ukraina do të marrë rrymë nga Evropa, për shkak sistemit energjetik të dëmtuar. Mickoski vlerësoi që kjo do të thotë se në treg do të ketë më pak sasi të energjisë për Maqedoninë e Veriut, raportoi Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Nuk dihet tani se sa rrymë do të ketë ne tregun evropian për Maqedoninë e Veriut në muajt e ardhshëm dhe çfarë çmimi do të ketë.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut prej fillimit të këtij viti ka shpenzuar 31.7 milionë euro për blerjen e rrymës. Blerja pritet të jetë më intensive në muajt e dimrit, pasi prodhimi i Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të mbulon konsumin.

Mickoski vlerësoi që vendi është i gatshëm për sferën e prodhimit të energjisë, përkundër se ka shumë probleme në makinerinë prodhuese dhe sasinë e ujërave të hidrocentraleve.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut këtë vit më shumë ka shpenzuar gjatë blerjes së rrymës në muajin janar dhe shtator.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është prodhuar sasi e energjisë, aq sa e mbulon gjithë sasinë e konsumuar brenda atij muaji.

Sasia më e madhe e energjisë është prodhuar te temrocentralet (30.8 %), hidrocentralet (29.5 %), temorcentrat e kombinuara (29.3 %), panelet solare (6.3 %), turbinat e erës (2.9 %) dhe centralet e biogazit (1.2 %).