Ende nuk ka ashensorë të ri në Spitalin e Tetovës, ministri i Shëndetësisë thotë se ka nënshkruar, nuk jep më shumë informata (Video)
Ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës ende nuk janë instaluar pavarësisht premtimeve të funksionarëve. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri i pyetur nga Portalb.mk se pse ka ngecur kjo procedurë e cila zhagmitet që nga viti i kaluar, tha se ka nënshkruar për to, por, nuk tregoi se kur përfundimisht do instalohen ashensorët. “Procedura është […]
Ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës ende nuk janë instaluar pavarësisht premtimeve të funksionarëve. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri i pyetur nga Portalb.mk se pse ka ngecur kjo procedurë e cila zhagmitet që nga viti i kaluar, tha se ka nënshkruar për to, por, nuk tregoi se kur përfundimisht do instalohen ashensorët.
“Procedura është në fund, unë i shtysha procedurat që mos të sjelli vendime para zgjedhjeve, e kam nënshkruar atë që duhet të përfundojë, detyrimisht duhet spitali të pajiset me to”, tha Demiri.
Por i pyetur se kur konkretisht to instalohen ashensorët, Demiri nuk dha afat.
“Unë e kam nënshkruar, e kam mbaruar, është e mbaruar nga ana ime”, tha Demiri.
Herën e fundit që Ministria e Shëndetësisë shpalli prokurim publik për ashensorë për spitalin e Tetovës ishte me 2 shkurt 2024 dhe sipas afateve e njëjta ishte paraparë të zgjasë deri më 4 mars 2024. Pas së cilës do të pasonin edhe procedurat e tjera administrative.
Megjithatë, në ueb faqen e Prokurimeve Publike, Portalb.mk verifikoi se ende nuk ka kontratë të publikuar për ashensorët e rinj për Spitalin e Tetovës.
Ashensorët e rinj u premtuan edhe në vitin 2023, por, procedura nuk arriti në fund sepse Komisioni i Prokurimeve Publike nuk e pranoi prokurimin pasi kishte ankesë kundër vendimit për ofertuesin e zgjedhur, me çka procedura filloi nga e para.
- LEXO: Spitali i Tetovës assesi të behet me ashensorë te rinj, procedura e tenderit sërish nga e para
Në të kaluarën ka pasur vazhdimisht premtime për ashensorët, por deri tani pa rezultat.
Ashensorët aktual në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësojnë defekte, ndërsa qytetarët duhet të ecin në këmbë.