Fetai: Ligji për përfaqësimin e drejtë, së shpejti në Kuvend!
Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, paralajmëroi se drafti i pr/ligjit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është në përmbyllje e sipër dhe se në procedurë parlamentare do të hyjë, në javët në vijim. “Parimi për përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë është parim kushtetues për 22 vite me radhë dhe nuk ka […]
Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, paralajmëroi se drafti i pr/ligjit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është në përmbyllje e sipër dhe se në procedurë parlamentare do të hyjë, në javët në vijim.
“Parimi për përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë është parim kushtetues për 22 vite me radhë dhe nuk ka patur asnjëherë zgjidhje ligjore në këtë drejtim. Ne si koalicion VLEN, bashkë me partnerët e koalicionit jemi zotuar dhe jemi duke punuar në sjelljen e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili për herë të parë do ta shndërroj këtë parim kushtetues në ligj i cili krijon obligime dhe mekanizma kontrolli dhe sanksioni për institucionet në lidhje me zbatimin e të njëjtit parim. Jemi në fazën finale të përgatitjes së ligjit, grupet punuese janë takuar shumë herë prej shtatorit e këndej dhe tani jemi shumë afër produktit final, pra një projekt/ligji i cili do të krijojë edhe mekanizma kontrolli edhe mekanizma kontrolli dhe besoj se në javët e para të këtij viti do të kemi produktin final që do të lëshohet në procudurë ligjvënëse nga koalicioni qeveritar”, u shpreh Fetai për gazetën LAJM.