Kurti nuk ua rriti pensionet – Nijazi Gashi me thirrje interesante për pensionistët: Nëse e votoni sërish ia pafshit hajrin
Kryetari i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Nijazi Gashi në një video-podcast për Periskopin ka folur për ngritjen e pensioneve që Kurti kishte premtuar. Ai është shprehur i zhgënjyer lidhur me dëmet që kjo Qeveri sipas tij i ka shkaktuar sferës sociale. “Jam i zhgënjyer…Këta zgjedhjet i kanë fituar dhe […]
Kryetari i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Nijazi Gashi në një video-podcast për Periskopin ka folur për ngritjen e pensioneve që Kurti kishte premtuar.
Ai është shprehur i zhgënjyer lidhur me dëmet që kjo Qeveri sipas tij i ka shkaktuar sferës sociale.
“Jam i zhgënjyer…Këta zgjedhjet i kanë fituar dhe tërë propagandën zgjedhore e kanë bërë përmes politikave sociale, këta jo që nuk kanë dhënë gjë por vetëm e kanë dëmtuar shumë këtë sferë”– ka thënë ai për Periskopin.
Gashi u shpreh se ‘çokollatat’ që Kurti ua premtoi pensionistëve janë pasqyrimi më i mire I asaj se çfarë ka punuar për këtë shtresë të popullsisë, ai tutje shtoi se kush e voton përsëri ‘hajrin ia pafshin’.
“Nëse prapë e votojnë hajrin ia pafshin”– tha Gashi.