Haradinaj: Italia ndër kontribueset më të mëdha në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik. Në Ditën e Republikës së Italisë, Haradinaj qe pjesëmarrës në […]

qershor 5, 2024 - 02:00
 0  5
Haradinaj: Italia ndër kontribueset më të mëdha në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë
haradinaj:-italia-nder-kontribueset-me-te-medha-ne-garantimin-e-paqes-dhe-stabilitetit-ne-kosove

haradinaj:-italia-nder-kontribueset-me-te-medha-ne-garantimin-e-paqes-dhe-stabilitetit-ne-kosove

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik.

Në Ditën e Republikës së Italisë, Haradinaj qe pjesëmarrës në festën që u organizua në Kosovë.

“Isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë. Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Urime Dita e Republikës, Itali!”, shkroi Haradinaj.