Furkan Saliu shpërthen pas skandalit në Kumanovë: “Këta shajnë, por dita e shqiptarëve vjen në tetor”
Gazetari dhe aktivisti Furkan Saliu ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan The post Furkan Saliu shpërthen pas skandalit në Kumanovë: “Këta shajnë, por dita e shqiptarëve vjen në tetor” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gazetari dhe aktivisti Furkan Saliu ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan kore dhe thirrje fyese me përmbajtje antishqiptare. Në reagimin e tij emocional, Saliu ka folur drejt e pa ekuivoke për situatën e krijuar dhe për përgjigjen që, sipas tij, duhet të japin shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme.
“Kumanovarë të dashur, këta shajnë ama dita juaj do të vijë në tetor,” shkruan Saliu në reagimin e tij, duke paralajmëruar një ndryshim përmes votës.
Duke komentuar mbi ofendimet e bëra në sallë, ai shkruan me tone të forta:
“Shqiptarët e mallkuar, do ta qojnë mali sllobën në dreq të mallkuar.”
Sipas Saliut, nuk ka asnjë justifikim që shqiptarët të votojnë më për figura politike që përfaqësojnë qasje nacionaliste ose kanë heshtur para kësaj ngjarjeje.
“Nëse duhet, do të votoni edhe për kushëririn e Sheshelit, ama ky me ju udhëheq juve më jo!”
Ai shprehet gjithashtu kundër çdo përpjekjeje të ndonjë përfaqësuesi shqiptar që do të kërkonte votën për personin që, sipas tij, përfaqëson politikën e përjashtimit.
“A nëse ndonjë shqiptar ka fytyrë që të vijë dhe t’ua kërkojë votën për këtë njeri, e dini besoj si do të përgjigjeni… Që mos të bëhemi banal, se ka fëmijë këtu.”
Reagimi i Furkan Saliut është vetëm një nga shumë zërat që kanë shpërthyer pas këtij incidenti, duke e kthyer Kumanovën në qendër të debatit politik dhe ndër-etnik në vend.
The post Furkan Saliu shpërthen pas skandalit në Kumanovë: “Këta shajnë, por dita e shqiptarëve vjen në tetor” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
