Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët sigurojnë super përforcimin e rradhës në merkato
Milan pa frena në merkato, Rosonerët sigurojnë një tjetër përforcim për sezonin e ri. Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta. Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit […]


Milan pa frena në merkato, Rosonerët sigurojnë një tjetër përforcim për sezonin e ri.
Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta.
Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano dhe Estupinan, ndërsa sipas raportimeve të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshje me Young Boys për transferimin e Zachary Athekame.
Nigeriani është mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj 7 milionë euro.
Interesim për Athekame ka shfaqur Bologna dhe Udinese, por Rosonerët kanë mposhtur konkurencën me lehtësi.
