Rijad Shaqiri: Kumanova u njollos, heshtja institucionale është miratim i urrejtjes

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët i cili vjen nga rajoni Kumanovës, Rijad Shaqiri, ka reaguar pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni – Rumani në Kumanovë, ku u The post Rijad Shaqiri: Kumanova u njollos, heshtja institucionale është miratim i urrejtjes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 3, 2025 - 16:00
 0
Rijad Shaqiri: Kumanova u njollos, heshtja institucionale është miratim i urrejtjes

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët i cili vjen nga rajoni Kumanovës, Rijad Shaqiri, ka reaguar pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni – Rumani në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare nga tribuna. Ai e ka cilësuar këtë si njollë mbi qytetin dhe si dëshmi të një dështimi të thellë institucional.

“Mbrëmë Kumanova u njollos nga thirrje raciste kundër shqiptarëve! Në vitin 2025, në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe evropian, të dëgjosh kor racist ndaj shqiptarëve është turp kombëtar dhe dështim institucional,” deklaroi Shaqiri.

Deputeti kritikoi ashpër heshtjen e institucioneve shtetërore, të cilën e quajti akt të miratimit të gjuhës së urrejtjes.

“Heshtja e institucioneve është miratim i urrejtjes!”

Ai theksoi se shqiptarët nuk do të lejojnë që të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe kërkoi veprim të menjëhershëm nga organet kompetente.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre. Kërkojmë hetim dhe ndëshkim të menjëhershëm të autorëve!”

Shaqiri theksoi se bashkëjetesa nuk mund të ndërtohet vetëm me deklarata, por me vepra konkrete të drejtësisë.

“Bashkëjetesa nuk ndërtohet me fjalë, por me drejtësi dhe respekt.”

Në fund, ai përcolli një mesazh të qartë për vendosmërinë e shqiptarëve për të mos heshtur përballë diskriminimit dhe urrejtjes:

“Shqiptarët kanë dinjitet dhe s’do të heshtin përballë urrejtjes!”

The post Rijad Shaqiri: Kumanova u njollos, heshtja institucionale është miratim i urrejtjes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .