Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës “Global Man & Co”: Njeriu që sfidon suksesin

Afaristi i njohur, Gazmend Abrashi, është shfaqur në kopertinën e numrit më të fundit të revistës prestigjioze “Globan Man & Co”. Ky nderim vjen si rezultat i karrierës së tij të jashtëzakonshme dhe ndikimit të madh që ka pasur në sektorin e biznesit dhe në jetën publike. Gazmend Abrashi, një nga ndërmarrësit më të suksesshëm të […]

shtator 18, 2024 - 16:00
 0  4
Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës “Global Man & Co”: Njeriu që sfidon suksesin

Afaristi i njohur, Gazmend Abrashi, është shfaqur në kopertinën e numrit më të fundit të revistës prestigjioze “Globan Man & Co”.

Ky nderim vjen si rezultat i karrierës së tij të jashtëzakonshme dhe ndikimit të madh që ka pasur në sektorin e biznesit dhe në jetën publike.

Gazmend Abrashi, një nga ndërmarrësit më të suksesshëm të Kosovës, ka një karrierë të pasur mbi 30-vjeçare dhe udhëheq disa biznese të suksesshme në sektorë të ndryshëm në Kosovë, Shqipëri, dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ai është i njohur për energjinë dhe vizionin e tij të jashtëzakonshëm, si dhe për përkushtimin e tij në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Në këtë edicion të veçantë, revista Globan Man & Co i kushton një profil të detajuar Gazmend Abrashit, duke theksuar sukseset e tij dhe filozofinë e tij të biznesit.

Artikulli e portretizon atë si një lider të fortë dhe një vizionar që ka arritur të ndikojë ndjeshëm në sektorët ekonomikë dhe të ndryshëm.

Përveç profilit të Gazmend Abrashit, ky numër i revistës përfshin intervista dhe artikuj nga disa personalitete të njohura të botës së medias dhe artit, përfshirë Blendi Fevziun, Albana Osmanin, Arilena Arën, Olta Bokën. Për më tepër, Gazmend Abrashi ka sfiduar veten edhe në politikë, duke qenë një deputet i Parlamentit të Kosovës për një periudhë të caktuar, duke treguar kështu një angazhim të thellë për zhvillimin e vendit në të gjitha aspektet e tij.

Gazmend Abrashi ndërmarrës i njohur i Kosovës, me karrierë mbi 30 vjeçare që udhëheqë me disa biznese të suksesshme të veprimatrive të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë. Exclusive Group është grupacioni i kompanive që ka themeluar dhe udhëheqë ndër vite me veprimari të distribucionit, tregtisë me shumicë, tregtisë me pakicë, prodhimit, dhe së fundi investimi në kompleksin banesor afarist në Gjilan, Monopol City.

Një personalitet shumë energjik, ekonomist i diplomuar i cili për një kohë sfidoi vetën edhe në politikë duke qenë deputet i Parlamentit të Kosovës dhe Koordinator i Kosovës në Bashkëpunimin Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor – RCC. Gjithashtu shërben edhe si Konsull Nderi i Malit të Zi në Kosovë. Në opinion i njohur si një njohës i mirë i zhvillimeve makroekonomike që ofron zgjidhjet e nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.