Gërvalla: BE’ja duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozitet kërkesën e Kosovës për anëtarësim
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të mbajtur në New York, në margjinat e sesionit të 79’të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së Sipas njoftimit të lëshuar nga MPJD, Gërvalla në fjalën e saj para homologëve ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të trajtojë sa më parë […]
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të mbajtur në New York, në margjinat e sesionit të 79’të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së
Sipas njoftimit të lëshuar nga MPJD, Gërvalla në fjalën e saj para homologëve ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozitet kërkesën e Kosovës për anëtarësim.
“Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja Gërvalla paraqiti perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE dhe theksoi se Kosova është prijëse e dëshmuar e rajonit si në fushën e sundimit të ligjit dhe standardeve demokratike, ashtu edhe në rritje ekonomike dhe se është vendi me përkrahjen më të madhe qytetare për BE-në dhe NATO-n.
Ministrja Gërvalla ftoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor“ të përkrahë aplikimin e Kosovës për në BE dhe të ndihmojë konkretisht në trajtimin e kërkesës së dhjetorit të vitit 2022 duke vënë në pah faktin që nuk duhet lejuar Rusia dhe aleatët e saj në rajon të diktojnë ritmin e zgjerimit të BE-së”, thuhet në njoftim.