Gjekmarkaj takim me banorët: Pushteti i pamëshirshëm ka larguar nga vendi mijëra shqiptarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me banorët e Rrilës, Tales e Shënkollit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, demokrati ndau me ndjekësit temat që u diskutuan në takimin me banorët. Gjekmarkaj, ndër të tjera u shpreh se pushteti aktual ka larguar nga vendi mijëra […]

dhjetor 14, 2024 - 23:00
 0  7
Gjekmarkaj takim me banorët: Pushteti i pamëshirshëm ka larguar nga vendi mijëra shqiptarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me banorët e Rrilës, Tales e Shënkollit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, demokrati ndau me ndjekësit temat që u diskutuan në takimin me banorët.

Gjekmarkaj, ndër të tjera u shpreh se pushteti aktual ka larguar nga vendi mijëra shqiptarë, ndërsa tha se ndonëse flitet për shumë tendera të energjisë, shumë qytetarë detyrohen të jetojnë me orë të tëra në errësirë.

Postimi i plotë:

Me demokratë, qendrestar dhe banorë të Rrilës, Tales e Shënkollit

Këtë mbrëmje së bashku me deputeten znj. Lindita Metalia, Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe anëtar të Grupit të Punës, zhvilluam një takim entuziast dhe frytdhënës me demokratë e banor të zonës!

Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone që kanë qëndruar besnik ndaj kauzave të PD. Ndjesë komunitetit të demokratëve e ndjesë individuale për kohët e vështira kur nuk ditëm tu përgjigjemi ekzigjencave të tyre politike!

Nuk e meriton Shënkolli, Rrila, Talja dhe asnjë zonë tjetër e Shqipërisë pabarazinë dhe zbrastësinë që ka shkaktuar pushteti i Edi Ramës. Ky realitet politik i rilindjes ka dëmtuar çdo gjë, ka dëmtuar bazën e shoqërisë, ekonomitë familjare, biznesin e vogël dhe të madh.
Mijëra hektar tokë e lënë djerr kanë përgjegjës instancat shtetërore.

Asnjë mbështetje për fërmerët, për bujqësinë jo e jo, dhe asnjë studim për të ardhmen e këtyre zona dhe në Bregun e Matës.

Flasin pafund për tendera për energjinë, ndërsa banorët rrijnë me orë të tëra në errësirë. Edhe në këtë mbrëmje mijëra familje janë në terr në Bregun e Matës dhe gjithë Lezhën. Një problem serioz në verë dhe në dimër që nuk ka shqetësuar askënd nga pushteti.

Keqqeverisja e këtyre 12 viteve ka shkaktuar dëme kolosale. Ky pushtet i pa mëshirshëm ndaj qytetarit të lirë dhe të ndershëm, ka detyruar të largohen qindra mijëra shqiptar, ku padyshim një pjesë e madhe janë demokratët. Janë edhe demokrat e banorë të Shënkollit, Rrilës dhe mbarë Lezhës të cilët kanë braktisur gjithçka tyren, të ndërtuar këtu me aq mund vite më parë.

Pensionistët, janë shtresa më e nëpërkëmbur dhe e lënë në harresë. Mijëra të moshuar nuk marrin dot ilaçet dhe me shumë vështirësi mbyllin muajin. Tallja që iu bëhët me lëmoshën e fundvitit është propaganda më e shëmtuar.
Ndaj, të dashur miq demokrat dhe të pranishëm, të bëjmë çdo gjë që të afërmit tanë, të detyruar nga ky regjim të emigrojnë, të bëhën pjesë e përmbysjes së madhe të pranverës së ardhshme. Le t’i ftojmë dhe t’i lusim njëherazi që më 11 Maj, të votojnë, të bëhën pjesë e shpëtimit të Shqipërisë.

Lusim e u bëjmë thirrje emigrantëve të kssaj zone kudo që janë në Amerikë, Itali, Angli, Gjermani, Greqi e kudo tjetër, t’i përgjigjen thirrjes që Shqipëria ju bën për ndihmë duke votuar rrotacionin!

Ne nuk do të ndalim asnjë çast reagimin ndaj këtij pushteti, e kemi bërë dhe do ta intensifikojmë edhe më shumë për të siguruar votën e lirë përmes Qeverisë Teknike.

Ndaj, më 23 Dhjetor, të gjithë së bashku në mosbindjen civile në Tiranë. Partia Demokratike ka detyrën dhe përgjegjësinë historike për të bërë çdo përpjekje për të ndryshuar të tashmen. Programi emergjent i PD e mundëson këtë!

Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro! Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!
Rrotacion! Ndryshim!
Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët!
Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore