Gjenden 501 tableta ekstaze në një banesë në Shkup, kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova

MPB Maqedoni njofton se Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B (38) nga Tetova, pasi tek ai janë gjetur 501 tableta ekstazi dhe gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit kohëzgjatje prej 30 ditësh. “Me datë 09.09.2024 rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga SPB Shkup […]

shtator 10, 2024 - 23:00
 0  6
Gjenden 501 tableta ekstaze në një banesë në Shkup, kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova

MPB Maqedoni njofton se Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B (38) nga Tetova, pasi tek ai janë gjetur 501 tableta ekstazi dhe gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Me datë 09.09.2024 rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar A.B pasi në banesën ku jeton me të dashurën e tij në zonën e Karposhit në Shkup, ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me babain e saj”.

“Më pas, e dashura e tij ka raportuar se në banesë ka gjetur një qese me pilula, e cila i përkiste A.B. Oficerët e policisë kanë kontrolluar banesën dhe kanë konfiskuar pilulat. A.B. është ndaluar në komisariat, ku në bisedë zyrtare ka pranuar se tabletat ishin të tijat”, thonë nga MPB.