Haki Abazi ka dyshime për skandale të mëdha: VV është e përfshirë në marrëveshje tenderësh me Radoiçiqin

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka shprehur dyshime se Milan Radojçiqi nuk ka pasur vetëm biseda me Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ka pasur edhe elemente financiare. Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se një kompani e lidhur me Milan Radojçiqin ka marrë tender nga Qeveria […]

qershor 6, 2024 - 05:01
 0  7
Haki Abazi ka dyshime për skandale të mëdha: VV është e përfshirë në marrëveshje tenderësh me Radoiçiqin
haki-abazi-ka-dyshime-per-skandale-te-medha:-vv-eshte-e-perfshire-ne-marreveshje-tenderesh-me-radoiciqin

haki-abazi-ka-dyshime-per-skandale-te-medha:-vv-eshte-e-perfshire-ne-marreveshje-tenderesh-me-radoiciqin

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka shprehur dyshime se Milan Radojçiqi nuk ka pasur vetëm biseda me Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ka pasur edhe elemente financiare.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se një kompani e lidhur me Milan Radojçiqin ka marrë tender nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2021.

“Unë jam i bindur që nuk është as fillimi as fundi i bisedave të Kusari-Lilës me të. Unë jam i bindur që ka pasur koordinim deri te niveli i ndikimit të marrjes së tenderëve, që sot m’u dorëzua një dokumentacion ku 570 mijë euro në korrikun e vitit 2021, Qeveri Kurti i ka dhënë kompanisë së lidhur me Radojçiqin”.

“Nuk ka pasur vetëm biseda telefonike, por edhe financiare, që i ka ndihmuar Radojçiqit të ndërtojë perandorinë dhe të mirëmbajë perandorinë e tij në veri”, ka thënë Abazi.