Haliti për takimin Kurti-Vuçiq: Të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen
Me datën 26 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq. Në lidhje me këtë takim ka folur, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se është e domosdoshme që Kurti dhe Vuçiq të takohen dhe të vazhdojnë bisedimet. Haliti shpreson se ky takim nuk do […]
Me datën 26 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Në lidhje me këtë takim ka folur, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se është e domosdoshme që Kurti dhe Vuçiq të takohen dhe të vazhdojnë bisedimet.
Haliti shpreson se ky takim nuk do të jetë një betejë përplasjesh por do të jetë një takim që të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen
“Është e domosdoshme që Kurti e Vuçiq të takohen, e të vazhdojnë bisedimet. Kurti ka qenë gjithnjë i angazhuar në dialog, përmes zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi. Është koha që të jetë kontribues i drejtëpërdrejtë, duke marrë parasyshë përgjegjësitë Kushtetuese, që si Kryeminister i ka dhe domosdoshmërinë e të kuptuarit që Kosova ka vetëm një rrugëtim dhe drejtim. Kushdo që përpiqet që ti shmanget të qenurit tërësisht në orientim e rrugëtim të kundërt nga SHBA e BE, është me dikënd tjetër por jo me popullin e Kosovës. Interesi nacional i yni është bashkërenditja e vendimeve sipas porosive të SHBA dhe BE! Besoj që ky takim nuk do jetë betejë përplasjesh me “mullijtë e erës” por do jetë takim që të dyja palët do ta kenë kuptuar që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen, jo për interesa elektorale por për interese të të dy vendeve tona”, përfundoi Haliti