Hamza në Suharekë: Do t’i trajtojmë të gjitha shqetësimet e qytetarëve
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të shtunën pasdite ka qenë edhe në Suharekë. Ai ka thënë se edhe në Suharekë pati mobilizim të jashtëzakonshëm. “Me përgjegjësi, me kompetencë, do t’i trajtojmë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke ua hequr barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike. Do të jemi përkrah çdo të
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të shtunën pasdite ka qenë edhe në Suharekë.
Ai ka thënë se edhe në Suharekë pati mobilizim të jashtëzakonshëm.
“Me përgjegjësi, me kompetencë, do t’i trajtojmë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke ua hequr barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike. Do të jemi përkrah çdo të riu e të moshuari, çdo punëtori, punëdhënësi e përkrah çdo qytetari”, ka shtuar ai.