Hamza premton 100 euro për çdo fëmijë të çiftit të ri që dërgon fëmijët në çerdhe private
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, Hamza u ka garantuar se çdo çifti të ri do u ndahen nga 100 euro në muaj për secilin fëmijë që e çojnë në çerdhet private për shkak të mungesës së kapacitetit në çerdhet publike. “Çmimet
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, Hamza u ka garantuar se çdo çifti të ri do u ndahen nga 100 euro në muaj për secilin fëmijë që e çojnë në çerdhet private për shkak të mungesës së kapacitetit në çerdhet publike.
“Çmimet, jemi dëshmitarë që kanë shku larg, janë rritë, janë dyfishu, çmimet e bukës, çmimet e barnave, mishit, kafes, rrymës, të gjitha. Pagat dhe pensionet kanë mbetë njëjtë, standardi i jetës është përkeqësu dhe ne këtë gjendje duhet me e ndryshu. Duhet me ndryshu, duke i rritë pensionet bazike 70% në fillim të mandatit, në muajt e parë të qeverisjes. Pensionet kontributdhnëse, rritje dhe përshkallëzim, njohje të përvojës së punës së viteve të ‘90-ta. Të gjitha këto kanë me ndodhë me Partinë Demokratike”, ka thënë Hamza në lagjen “Dardania”.