Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Simbol i vëllazërisë mes nesh!
Me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, është hapur pasditen e sotme Xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në ceremominë e inaugurimit të kësaj xhamie, Presidenti turk Erdogan është shprehur se kjo xhami do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes popullit turk dhe atij […]
Me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, është hapur pasditen e sotme Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në ceremominë e inaugurimit të kësaj xhamie, Presidenti turk Erdogan është shprehur se kjo xhami do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes popullit turk dhe atij shqiptarë.
Ai u shpreh gjithashtu se xhamia nuk do të jetë të jetë vetëm objekt kulti për besimtarët myslimanë, por një kompleks social.
Pjesë nga fjala e Presidenti turk Erdogan:
“Në emër të Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë. Sot jam veçanërisht shumë entuziastë dhe shumë i lumtur që jam këtu së bashku me juve. Për këtë arsye, gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për të gjitë këtë emocion që më dhuruat.
Jam shumë me fat që ndodhen më këtë ambient të shenjtë, për këtë arsye i lutem Allahut që Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, themelet e së cilës i hodhëm në 2015, të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët.
Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do zërë vendin e saj në kujtimet tonë, që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj.
Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë tonë, deri te teknologjia më e re. Sic e shikoni serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.
Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.
Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj.
Dhe, kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë mes nesh.”