Haradinaj i ashpër me Kurtin: Përçau shqiptarët në Luginë, po çon ujë në mulli të Serbisë
Daut Haradinaj nga AAK-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përqan shqiptarët në Luginë. Haradinaj thekson se, kjo përçarje e shqiptarëve “çon ujë në mulli të Serbisë”. Tutje, Haradinaj shton se, përderisa Lugina ka nevojë për rolin unifikues të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, po ushqehet njëanshëm me pjesëmarrjen e Kurtit në një […]
Daut Haradinaj nga AAK-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përqan shqiptarët në Luginë.
Haradinaj thekson se, kjo përçarje e shqiptarëve “çon ujë në mulli të Serbisë”.
Tutje, Haradinaj shton se, përderisa Lugina ka nevojë për rolin unifikues të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, po ushqehet njëanshëm me pjesëmarrjen e Kurtit në një tubim të një partie politike.
“Përçarja e shqiptarëve çon ujë në mulli të Serbisë, aq më shumë kur kryeministri i Kosovës është bashkëpjesëmarrës në këtë valle. Lugina, më shumë se kurrë ka nevojë për rolin unifikues të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa sot më shumë se kurrë ushqehet njëanshëm me pjesëmarrjen e Kurtit në një tubim politik, të një partie politike të Luginës”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinaj, tashmë ka rënë edhe kauza e bashkimit, pasi siç thotë ai, s’ka bashkim aty ku thërret për ndarje.
“Është për keqardhje se si instrumentalizohen bashkëkombësit tanë në Luginë, dhe kjo në vazhdën e ndasive tjera nëpër treva tjera, kudo që shkel Kurti. Ra edhe kauza për e bashkimit, nuk ka bashkim aty ku thërret për ndarje”, tha Haradinaj për GazetaBlic.