Haxhiu në takim me kryesuesin e KGjK-së, flasin për sfidat e sistemit gjyqësor

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, pritën sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Gjatë këtij takimi, Zogaj diskutoi me Haxhiun lidhur me aktivitetet e Këshillit, objektivat dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi gjyqësor. Po ashtu, Zogaj theksoi se KGJK po i ndërmerr hapat e nevojshëm për arritjen e qëllimeve […]

Nëntor 15, 2023 - 15:00
 0  7
Haxhiu në takim me kryesuesin e KGjK-së, flasin për sfidat e sistemit gjyqësor
haxhiu-ne-takim-me-kryesuesin-e-kgjk-se,-flasin-per-sfidat-e-sistemit-gjyqesor

haxhiu-ne-takim-me-kryesuesin-e-kgjk-se,-flasin-per-sfidat-e-sistemit-gjyqesor

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, pritën sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, Zogaj diskutoi me Haxhiun lidhur me aktivitetet e Këshillit, objektivat dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi gjyqësor. Po ashtu, Zogaj theksoi se KGJK po i ndërmerr hapat e nevojshëm për arritjen e qëllimeve drejt rritjes së efikasitetit, përmirësimit të performancës si dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Me këtë rast, Ministrja theksoi se është e hapur dhe e gatshme në ofrimin e përkrahjes për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi.

Të dy palët diskutuan rreth adresimit të çështjeve të ndryshme si: mbështetja e Gjykatës Administrative dhe veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e saj, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raporti për vendin, bashkëpunimi institucional rreth reformës në drejtësi, Kodi i Procedurës Civile, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore” dhe rolin proaktiv në parandalim.