Haziri u thotë shqiptarëve të Preshevës e Bujanocit të dalin në mënyrë masive në zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës e Bujanocit të dalin masivisht në zgjedhjet e kësaj të diele, për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre. Tutje, ai tha se shqiptarët të besojnë në ata të cilët referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin […]

qershor 2, 2024 - 05:00
 0  6
Haziri u thotë shqiptarëve të Preshevës e Bujanocit të dalin në mënyrë masive në zgjedhje
“per-cka-duhet-me-u-rrezu-qeveria-disa-muaj-para-zgjedhjeve”,-haziri-tregon-pse-ldk-nuk-e-perkrahe-shperndarjen-e-kuvendit

“per-cka-duhet-me-u-rrezu-qeveria-disa-muaj-para-zgjedhjeve”,-haziri-tregon-pse-ldk-nuk-e-perkrahe-shperndarjen-e-kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës e Bujanocit të dalin masivisht në zgjedhjet e kësaj të diele, për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

Tutje, ai tha se shqiptarët të besojnë në ata të cilët referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh.

“Mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ju ftoj që të dielën të dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc. Këto duhet të jenë zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim. Besoni në ata të cilët Referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh!”, shkroi Haziri në Facebook.