Hekurudhat ndër vite punojnë me minus në RMV, ndërkaq bie cilësia e shërbimeve për qytetarët, vlerësoi drejtori Koshutiq

Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Transport, Dejan Koshutiq, në një deklaratë për Alsat, thekson se gjendja me këtë ndërmarrje është e rëndë, por jo kritike. Sipas tij, në ndërmarrje për 5 vite janë ndërruar 7 drejtorë të përgjithshëm, të cilët nuk kanë menaxhuar në mënyrë përkatëse. Kjo ka sjellë që kompania të punojë […]

Nëntor 19, 2024 - 00:00
 0  5
Hekurudhat ndër vite punojnë me minus në RMV, ndërkaq bie cilësia e shërbimeve për qytetarët, vlerësoi drejtori Koshutiq
Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Transport, Dejan Koshutiq, në një deklaratë për Alsat, thekson se gjendja me këtë ndërmarrje është e rëndë, por jo kritike. Sipas tij, në ndërmarrje për 5 vite janë ndërruar 7 drejtorë të përgjithshëm, të cilët nuk kanë menaxhuar në mënyrë përkatëse. Kjo ka sjellë që kompania të punojë ndër vite me minus, ndërkaq të bie cilësia e shërbimeve për qytetarët.

“Në strukturën e borxhit, pjesa më e madhe është thënë bërë në mënyrë artificiale. Për shkak të mosnjohjes së punëve, pandërgjegjshëm dhe disa çështje tjera megjithatë me këtë aspekt. Megjithatë, me ato aspekte tjera do të merren institucionet tjera kompetente”, tha Dejan Koshutiq, drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Transport.

“Nga puna operative është diku 30 deri 40% borxh. Megjithatë ato borxhe janë bërë për atë, jo që Hekurudha nuk është profitabile, por për shkak të punës së pandërgjegjshme, thjeshtë nuk janë paguar kurrfarë obligime, nuk është bërë politikë”, shtoi Dejan Koshutiq, drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Transport.

Koshutiq, thekson se që prej ardhjes së tij në këtë ndërmarrje po angazhohet që të rikthejë gjendjen në normalitet. Fillimisht, sipas tij po punohet në rikthimin e linjave, por edhe do të punohet për shërbime më cilësore.

“Në dy muajt e kaluar intensivisht kemi qenë të përkushtuar që, jo vetëm t’i sjellim në gjendje të mirë teknike, megjithatë të mund të kthehet para se gjithash në pjesën e konfortit dhe shërbimeve ndaj udhëtarëve. Ne tani, e përforcojmë parkun e trenave. Qoftë me lizing apo me qira, siç ishte rasti me kolegët nga Serbia kargo, ku me marrjen me qira të katër lokomotivave ne arritëm që për gjashtë ditë ta shkarkojmë transportin dhe trenat që ishin ndaluar në Gjevgjeli dhe Tabanovcë”, theksoi drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Transport.

Ndryshe, Aleksandar Nikollovski më 3 tetor në konferencën për shtyp lidhur me hekurudhën, theksoi se faza e parë e projektit “treni i qytetit” pritet të realizohet deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Në tremujorin e tretë në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rezultat negativ gjatë përdorimit të transportit hekurudhor në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë transporti ajror shënoi rezultat pozitiv.