LVV-ja dhe PDK-ja i përgjigjen Gashit të LDK-së: Ajo e di rezultatin, po frikësohet nga zgjedhjet

Kanë mbetur edhe dy ditë kur gjithçka dihet nëse do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Por partitë politike nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për të shkuar në zgjedhje. Derisa PDK dhe VV kërkojnë shpërbërje të Kuvendit të Kosovës, LDK dhe AAK po kërkojnë vetëm shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë […]

maj 27, 2024 - 16:00
 0  5
LVV-ja dhe PDK-ja i përgjigjen Gashit të LDK-së: Ajo e di rezultatin, po frikësohet nga zgjedhjet
lvv-ja-dhe-pdk-ja-i-pergjigjen-gashit-te-ldk-se:-ajo-e-di-rezultatin,-po-frikesohet-nga-zgjedhjet

lvv-ja-dhe-pdk-ja-i-pergjigjen-gashit-te-ldk-se:-ajo-e-di-rezultatin,-po-frikesohet-nga-zgjedhjet

Kanë mbetur edhe dy ditë kur gjithçka dihet nëse do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Por partitë politike nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për të shkuar në zgjedhje. Derisa PDK dhe VV kërkojnë shpërbërje të Kuvendit të Kosovës, LDK dhe AAK po kërkojnë vetëm shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, për të shkuar më pas në zgjedhje, shkruan FrontOnline.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se zgjidhja e vetme për zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, është normale që partitë opozitare të mos pajtohen me mënyrën se si të shkohet në zgjedhje. Po ashtu, theksoi se ka përafrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

 

VV i përgjigjet LDK-së: S’kemi koalicion me PDK-në, po frikësoheni nga mbajtja e zgjedhjeve

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi për FrontOnline ka komentuar deklaratën e deputetit të LDK-së, Arben Gashit i cili tha se ka një koalicion mes PDK-së dhe VV-së.

 ‘’Zoti Gashi e di shumë mirë se nuk ka asnjë koalicion e asnjë përafrim mes VV dhe PDK-së, sepse ai e di se VV do të fitojë zgjedhjet kur do që ato mbahen madje më bindshëm se sa mazhoranca aktuale dhe do ta formojë Qeverinë e vetme’’, deklaron Rrustemi.

Rrustemi thotë se një koalicion i tillë nuk është dhe se nuk ka as përafrim, por që sipas tij deklarata te tilla të deputetit të LDK-së, janë refuzim për të shkuar në zgjedhje.

‘’Andaj, deklaratat e zotit Gashi ose deklaratat për shkarkim e dorëheqje e kryeministrit, nuk janë tjetër veç se refuzim nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Aktualisht nuk ka opsion tjetër që e dërgon vendin në zgjedhje, përveç shpërbërjes, dhe kërkesa për shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë në fakt është përgjigje ndryshe për të kundërshtuar zgjedhje’’ deklaron ai

Deputeti i VV-së thotë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe për shpërbërje të Kuvendit, kur do që opozita është gati

‘’E kam thënë edhe sot, kur do që opozita të jetë gati për ta shpërndarë Kuvendin, VV do të përgjigjet pozitivisht. Por shpërbërja e Kuvendit kërkon gjithëpërfshirje’’, potencon deputeti Rrustemi për FrontOnline.

 

 

Haxhiu i përgjigjet LDK-së: Nuk kemi koalicion me VV-në, LDK-ja po frikësohet nga zgjedhjet sepse e di rezultatin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu është përgjigjur deputetit të LDK-së dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashit, i cili tha se ka një koalicion mes VV-së dhe PDK-së.

Një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së e ka demantuar, deputeti Haxhiu duke thënë se nuk ka një të tillë dhe se koalicion me VV-në, kanë pasur vetëm LDK dhe AAK.

‘’Koalicione deri më tani me VV-në kanë pasur AAK-ja dhe LDK-ja, kanë pasur edhe marrëveshje të nënshkruar, por që kanë qenë edhe në koalicion. Kërkesa jonë është për zgjedhje, asnjë koalicion me VV-në nuk ka’’, potencon ai.

Haxhiu, thotë se hezitimi i LDK-së për të mos e shpërbërë Kuvendin, ka të bëjë me atë se LDK do të jetë e treta në zgjedhje.

‘’Hezitimi i LDK-së ka të bëjë me atë se LDK e di se do të jetë e treta në zgjedhje dhe për këtë nuk merr pjesë në shpërbërjen e Kuvendit dhe tash është gara për vendin e parë, për me e udhëheq Qeverinë, është mes kandidatit tonë Bedri Hamzës dhe këtij se është në rënie, Albin Kurtit. Kjo përpjekja e LDK-së nga ikja e procesit zgjedhor, i cili prapë do të jetë i pashmangshëm’’ deklaron ai.

Deputeti i PDK-së për FrontOnline thotë se nuk e kupton LDK-në se përse po ikë nga shpërbërja e Kuvendit sepse sipas tij opozita duhet me e dërgu në shtëpi sa më pare Qeverinë Kurti.

 ‘’Nuk e kuptoj LDK-në pse po ikë nga shpërbërja e Kuvendit, s’ka lidhje si do që të jetë me shpërbërje ose me shkarkim, duhet me ia shkurtua jetën kësaj Qeverie. E pajustifikueshme se si partitë opozitare hezitojnë me e çu Qeverinë në shpi, kjo ka të bëjë me matjen e sondazhit ku ato dalin të tretat dhe të katërtat’’, thekson ai.

Haxhiu, thotë se si PDK janë duke luftuar për vendin e pare në zgjedhje sepse, siç thotë ai, kryeministri aktual Albin Kurti, është në rënie e sipër.

‘’Ne po luftojmë për vendin e parë dhe z.Hamza po i udhëheq sondazhet për kryeministër, ndërsaAlbin Kurti është në rënie e sipër dhe kjo është arsyeja pse partitë opozitare nuk po e shpërbëjnë Kuvendin’’, përfundon ai.