Huamarrje e re: Qeveria kërkon para për projektet e reja të energjisë elektrike të EMV dhe MEPSO

Në procesverbalin e publikuar së fundmi nga një nga seancat e fundit të Qeverisë, bëhet e ditur se do të aplikohen grante fillestare për projektet e reja të energjisë elektrike The post Huamarrje e re: Qeveria kërkon para për projektet e reja të energjisë elektrike të EMV dhe MEPSO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 17, 2024 - 04:00
 0  10
Huamarrje e re: Qeveria kërkon para për projektet e reja të energjisë elektrike të EMV dhe MEPSO

Në procesverbalin e publikuar së fundmi nga një nga seancat e fundit të Qeverisë, bëhet e ditur se do të aplikohen grante fillestare për projektet e reja të energjisë elektrike që kanë të bëjnë me funksionimin e Sh.A. EMV dhe Sh.A. MEPSO, përcjell FLAKA.

Grantet do të aplikohen për asistencë teknike për zhvillimin e dokumentacionit të projektit për “Ngrohje qendrore diellore në Manastir”, me shumë gjasa lidhur me ndërtimin aktual të tubacionit të ngrohjes nga REC Manastir në vetë qytetin, më tej “Sistemi për ruajtjen e baterive të energjisë elektrike”, diçka që aktualisht nuk është zhvilluar ende në Maqedoni, por me këtë do të mundësohet ruajtja e energjisë elektrike në periudhat kur nuk ka diell dhe kur është e shtrenjtë në treg, si dhe një “sistemi SCADA” (automatizimi i operacionet) dhe “software për planifikimin e prodhimit dhe tregtimit me energji elektrike”.

Këto projekte janë të ndërlidhura me SHA EMV, ndërsa do të aplikohet edhe për grant për asistencë teknike për “Gjerbërimin dhe digjitalizimin e rrjetit transmetues në Maqedoninë Jugperëndimore dhe Pellagoni”, i cili do të kalojë përmes SHA MEPSO. Nuk ka më shumë detaje se për çfarë do të përdoreshin dhe me çfarë logjike ekonomike.

Sipas asaj që mund të lexohet nga procesverbali i seancës së qeverisë të mbajtur më 6 shtator, mund të konstatohet se bëhet fjalë për projekte të reja të konceptuara që do të kërkojnë huamarrje të reja nëse grantet për “studimin e fizibilitetit, analizën e tregut, studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe aspektet sociale, projekti konceptual dhe dokumentacioni i tenderit” dëshmojnë të jenë të vlefshme.

Aktualisht nuk ka informacione se sa do të ishte huamarrja për realizimin e këtyre projekteve nëse asistenca teknike jep “dritën jeshile” për nisjen e procesit, por duket qartë se bëhet fjalë për ide të reja që nuk janë përmendur, të paktën jo gjerësisht, në publik.

Qeveria ka udhëzuar EMV dhe MEPSO së bashku me Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale që të përgatisin menjëherë aplikimet. Në këtë kuadër, në procesverbal përmendet edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila në këtë rast duhet të jetë financuese.

Ministria e Financave duhet t’i dërgojë një letër mbështetje Komisionit Evropian dhe BERZH-it, dhe aplikimi duhet të dorëzohet më pas nga Ministria e Çështjeve Evropiane. FLAKA

The post Huamarrje e re: Qeveria kërkon para për projektet e reja të energjisë elektrike të EMV dhe MEPSO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .