Ibishi: Serbia nuk arriti ta bind Këshillin e Evropës për mos anëtarësimin e Kosovës

Nuredin Ibishi, eksperti i çështjeve të sigurisë ka folur për Front Online lidhur me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi. Ibishi thotë se shteti serb po i malltrenton qytetarët kosovar duke i mbajtur peng. Ai tha se pasi nuk mundën të bindin KiE për mos anëtarësimin e Kosovës tash me dhunë po e shfaqin hidhërimin. […]

Prill 17, 2024 - 19:00
 0  4
Ibishi: Serbia nuk arriti ta bind Këshillin e Evropës për mos anëtarësimin e Kosovës
ibishi:-serbia-nuk-arriti-ta-bind-keshillin-e-evropes-per-mos-anetaresimin-e-kosoves

ibishi:-serbia-nuk-arriti-ta-bind-keshillin-e-evropes-per-mos-anetaresimin-e-kosoves


Nuredin Ibishi, eksperti i çështjeve të sigurisë ka folur për Front Online lidhur me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi.

Ibishi thotë se shteti serb po i malltrenton qytetarët kosovar duke i mbajtur peng.

Ai tha se pasi nuk mundën të bindin KiE për mos anëtarësimin e Kosovës tash me dhunë po e shfaqin hidhërimin.

Ibishi deklaron se Bashkimi Evropian duhet të merr masa pas kësaj situate.

“Po kjo është një hipkrozi e pushtetit në Serbi. Serbia po mundohet t`i malltretojë, mbaj peng, qytetarët e Kosovës, me qëllim, kjo tregon veprimin e paskrupullte, që kur nuk ka mund Këshillin e Evropës, as asamblistët e asamblesë parlamentare t`i bind, do të mundohet në masa të dhunshme ta shfaq hidhërimin ndaj qytetarëve të pafajshëm. Serbia po donë të hakmerret ndaj të pafuqishmëve, pa guxim që të ndërmarr masa në territorin e Kosovës, shkaku i prezencës së KFORIT, FSK-së dhe Policisë së Kosovës. BE duhet me i ndërmarr masat e duhura për këtë situatë”, deklaron Ibishi.