Ish kryeinspektori i AKI-së: Qeveria duhet t’i kërkojë zyrtarisht ndihmë prezencës amerikane dhe KFOR-it

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i kërkojë zyrtarisht ndihmë prezencës amerikane dhe KFOR-it për parandalimin e përkeqësimit të situatës. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë: “Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024

Nëntor 30, 2024 - 06:00
 0  4
Ish kryeinspektori i AKI-së: Qeveria duhet t’i kërkojë zyrtarisht ndihmë prezencës amerikane dhe KFOR-it
ish-kryeinspektori-i-aki-se:-qeveria-duhet-t’i-kerkoje-zyrtarisht-ndihme-prezences-amerikane-dhe-kfor-it

ish-kryeinspektori-i-aki-se:-qeveria-duhet-t’i-kerkoje-zyrtarisht-ndihme-prezences-amerikane-dhe-kfor-it

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i kërkojë zyrtarisht ndihmë prezencës amerikane dhe KFOR-it për parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë:

“Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior.

Sepse, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj”.

Në fund, ai ka thënë se këta muaj janë domethënës brenda Kosovës dhe brenda Serbisë.

“Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trump”.