Trump dëshiron ta aneksojë, lideri i ri i Greenlandës ka një mesazh për Trumpin: Le të jem i qartë…

Kryeministri i Grenlandës kundërshtoi të dielën pohimet e presidentit amerikan Donald Trump se Amerika do ta marrë kontrollin e territorit ishullor, shkruan CNN. Greenlanda, një ishull i madh dhe i pasur me burime natyrore në Atlantik, është një territor vetëqeverisës i Danimarkës, një aleate e NATO-s e Shteteve të Bashkuara. Trump dëshiron ta aneksojë këtë territor

Mars 31, 2025 - 18:00
 0  2
Trump dëshiron ta aneksojë, lideri i ri i Greenlandës ka një mesazh për Trumpin: Le të jem i qartë…
trump-deshiron-ta-aneksoje,-lideri-i-ri-i-greenlandes-ka-nje-mesazh-per-trumpin:-le-te-jem-i-qarte…

trump-deshiron-ta-aneksoje,-lideri-i-ri-i-greenlandes-ka-nje-mesazh-per-trumpin:-le-te-jem-i-qarte…

Kryeministri i Grenlandës kundërshtoi të dielën pohimet e presidentit amerikan Donald Trump se Amerika do ta marrë kontrollin e territorit ishullor, shkruan CNN.

Greenlanda, një ishull i madh dhe i pasur me burime natyrore në Atlantik, është një territor vetëqeverisës i Danimarkës, një aleate e NATO-s e Shteteve të Bashkuara. Trump dëshiron ta aneksojë këtë territor, duke pretenduar se është i nevojshëm për qëllime të sigurisë kombëtare.

“Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara ‘do ta marrin Grenlandën’. Le të jem i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin atë. Ne nuk i përkasim askujt tjetër. Ne vendosim për të ardhmen tonë”, tha Jens-Frederik Nielsen në një postim në Facebook.

Postimi i Nielsen vjen një ditë pasi presidenti amerikan i tha NBC News se përdorimi i forcës ushtarake nuk është jashtë opsioneve për marrjen e Greenlandës.

Në intervistën e së shtunës, Trump pranoi se “mendoj se ka një mundësi të mirë që mund ta bëjmë pa e përdorur forcën ushtarake”.

“Kjo ka të bëjë me paqen botërore, kjo është siguria ndërkombëtare”, tha ai, por shtoi: “Unë nuk përjashtoj asgjë”.

banorët dhe politikanët e Greenlandës kanë reaguar me zemërim ndaj sugjerimeve të përsëritura të Trump, ndërsa edhe liderët danezë i kanë kundërshtuar ato.

Trump gjithashtu tha “nuk më intereson,” kur u pyet në intervistë se çfarë mesazhi do t’i dërgonte kjo presidentit rus Vladimir Putin, i cili e ka pushtuar Ukrainën dhe i ka aneksuar disa nga provincat e saj në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.