Ish-kryenegociatori Arifi: Sorensen e njeh mirë Kosovën, por shtytja e dialogut nuk varet nga ai, por nga palët

Ish-kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, për FrontOnline e ka vlerësuar si pozitive  zgjedhjen e Peter Sorensen si përfaqësues të Bashkimit Evropian për dialogun, duke theksuar përvojën e tij të gjatë diplomatike. “Peter Sorensen është një diplomat me përvojë të gjatë, ku një pjesë e madhe e saj është arritur duke shërbyer në Kosovë dhe

Jan 24, 2025 - 19:00
 0  5
Ish-kryenegociatori Arifi:  Sorensen e njeh mirë Kosovën, por shtytja e dialogut nuk varet nga ai, por nga palët
ish-kryenegociatori-arifi:-sorensen-e-njeh-mire-kosoven,-por-shtytja-e-dialogut-nuk-varet-nga-ai,-por-nga-palet

ish-kryenegociatori-arifi:-sorensen-e-njeh-mire-kosoven,-por-shtytja-e-dialogut-nuk-varet-nga-ai,-por-nga-palet


Ish-kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, për FrontOnline e ka vlerësuar si pozitive  zgjedhjen e Peter Sorensen si përfaqësues të Bashkimit Evropian për dialogun, duke theksuar përvojën e tij të gjatë diplomatike.

“Peter Sorensen është një diplomat me përvojë të gjatë, ku një pjesë e madhe e saj është arritur duke shërbyer në Kosovë dhe rajon” tha ai.

Arifi ka theksuar gjithashtu se Sorensen ka një njohuri të thellë të situatës në Kosovë, duke theksuar se e njeh mirë Kosovën dhe pothuajse të gjithë protagonistët dhe thelbin e problemeve.

‘’ E njeh mirë Kosovën dhe pothuajse të gjithë protagonistët dhe thelbin e problemeve’’ shtoi ai.

Megjithatë, Arifi ka theksuar se shtytja e dialogut nuk varet vetëm nga përfaqësuesi i BE-së, por varet nga palët në bisedime.

‘’Shtytja e dialogut nuk varet vetëm prej tij, por varet nga palët në bisedime e mbi të gjitha me seriozitetin që BE ka në këtë çështje’’ përfundoi ai.