Ishin të pasigurta, AUV shkatërron produkte ushqimore dhe shqipton 23 gjoba për shitoret

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë bërë të ditur se janë shqiptuar 23 gjoba në dyqane ushqimore, dhe janë asgjësuar 30 kilogram (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, mish i përpunuar) produkte ushqimore të pasigurta. Nga AUV theksojnë se janë kryer 192 inspektime të jashtzakonshme, ku janë kontrolluar plotësimi […]

dhjetor 6, 2024 - 11:00
 0  4
Ishin të pasigurta, AUV shkatërron produkte ushqimore dhe shqipton 23 gjoba për shitoret

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë bërë të ditur se janë shqiptuar 23 gjoba në dyqane ushqimore, dhe janë asgjësuar 30 kilogram (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, mish i përpunuar) produkte ushqimore të pasigurta. Nga AUV theksojnë se janë kryer 192 inspektime të jashtzakonshme, ku janë kontrolluar plotësimi i kërkesave higjienike për sigurinë ushqimore, kërkesat shëndetësore për punonjësit, temperatuara e ruajtjes së ushqimit si dhe afati i përcaktuar i ruajtjes së produkteve, përcjell TV21.

Nga kontrollet, shtojnë nga AUV se 12 prej tyre nuk ishin të regjistruara në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari si operator ushqimor, në 9 objekte punonjësit nuk kryenin kontrolle të detyrueshme shëndetësore, dhe po 9 objekte nuk plotësonin kërkesat higjinike për sigurinë ushqimore.

“Për parregullsitë e konstatuara janë dhënë gjithsej 30 vendime me masa të udhëruara për heqjen e tyre, si dhe janë shqiptuar 23 gjoba. Janë asgjësuar 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, bulmet, mish i përpunuar) dhe mbi 66 litra kos”, shtojnë nga AUV.