Izet Mexhiti dhe Bekim Sali marshojnë rrugëve të Çairit: Populli ka vendosur për ndryshimin!

Dyshja e VLEN-it, në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti dhe Bekim Sali gjatë ditës së sotme kanë patur një agjendë të ngjeshur të takimeve ma banorët e Çairit. Siç pohojnë ata, kanë hasur në mbështetje të madhe nga popullata dhe janë të sigurt se më 8 maj do të ndodh ndryshimi. “Bashkë me bartësin […] The post Izet Mexhiti dhe Bekim Sali marshojnë rrugëve të Çairit: Populli ka vendosur për ndryshimin! appeared first on InfoShqip.com.

Prill 16, 2024 - 02:00
 0  6
Izet Mexhiti dhe Bekim Sali marshojnë rrugëve të Çairit: Populli ka vendosur për ndryshimin!

Dyshja e VLEN-it, në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti dhe Bekim Sali gjatë ditës së sotme kanë patur një agjendë të ngjeshur të takimeve ma banorët e Çairit. Siç pohojnë ata, kanë hasur në mbështetje të madhe nga popullata dhe janë të sigurt se më 8 maj do të ndodh ndryshimi.

“Bashkë me bartësin e listës në zonën e parë, Izetin, e filluam javën me bashkëbisedime intensive me qytetarët e Çairit. Paradite takuam shumë qytetarë në Parkun e Çairit, me të cilët patëm rastin të bisedojmë rreth planeve të koalicionit VLEN për mandatin 4-vjeçar.

Bashkë me aktivistët vazhduam në ecje drejt kompleksit Çairçanja, duke e shijuar ditën e bukur dhe duke përshëndetur çairasit.

Marshin e përfunduam në tregun e gjelbër, ku bashkëbiseduam me shitësit dhe e pimë nga një kafe me përfaqësues të tyre. Çairi do t’i prijë ndryshimit më 8 maj. Çairi VLEN!”, ka shkruar Bekim Sali nga VLEN.

The post Izet Mexhiti dhe Bekim Sali marshojnë rrugëve të Çairit: Populli ka vendosur për ndryshimin! appeared first on InfoShqip.com.