“Java çame” në Shkup shënohet me manifestim jubilar dhe aktivitete kluturore e sportive
Shoqata kulturore “Vizioni-M” me moton “I love Çamëria” do të organizojë jubileun e 80 vjetorit të gjenocidit ndaj popullit çam. Ngjarjet të parapara në programin e javës, do të fillojnë që nga sot, e deri më 27 qershor të këtij muaji, njofton Portalb.mk. Aktivitetet e planifikuara për të shënuar këtë jubile janë: 21 qershor (e […]
Shoqata kulturore “Vizioni-M” me moton “I love Çamëria” do të organizojë jubileun e 80 vjetorit të gjenocidit ndaj popullit çam. Ngjarjet të parapara në programin e javës, do të fillojnë që nga sot, e deri më 27 qershor të këtij muaji, njofton Portalb.mk.
Aktivitetet e planifikuara për të shënuar këtë jubile janë:
21 qershor (e premte), Zbukurimi i vendbanimeve shqiptare në Shkup me logon “I love Çamëria”.
22 qershor (e shtunë), Shkuarja në formë të organizuar te varrezat çame në Kllogjër të Shqipërisë.
23-24 qershor (e diel – e hënë), Turnir futbolli dhe basketbolli nën moton “I love Çamëria” (Tetovë, Kumanovë dhe Shkup).
25 qershor (e martë), Promovim libri “Gjenocidi çam” nga autorja Dr. Berna Turkdogan.
26 qershor (e mërkurë), Ekspozitë arti dhe vallëzime folklorike me motive çame.
27 qerrshor (e enjte), Takimi para ambasadës greke në qytetin e Shkupit, Marsh me motoçiklistë nga Tetova deri në Shkup.
Programi i plotë i publikuar në rrjetet sociale: