Nesër fillon seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re të RMV-së

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re fillon nesër, e cila duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Mandatari Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit, transmeton Portalb.mk. Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë. Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar […]

qershor 21, 2024 - 13:01
 0  3
Nesër fillon seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re të RMV-së
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re fillon nesër, e cila duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Mandatari Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë.

Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski numëron 24 anëtarë.

Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë. Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë. Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.