Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN
Pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Sipas burimeve nga grupet e bisedimeve Afrim Gashi është paraparë në krye të ligjvënësit. Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa ministria e Eurointegrimeve apo zëvendëskryeministri për Eurointegrime do t’i takon Alternativës. Ky […] The post Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN appeared first on InfoShqip.com.
Pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Sipas burimeve nga grupet e bisedimeve Afrim Gashi është paraparë në krye të ligjvënësit.
Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa ministria e Eurointegrimeve apo zëvendëskryeministri për Eurointegrime do t’i takon Alternativës. Ky subjekt do të ketë edhe dy zëvendësministra atë të Arsimit dhe të Ministrisë për marrëdhënie mes bashkësive etnike. Në kuadër të VLEN, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit përveç zëvendëskryeministrit të parë do të ketë edhe Ministrinë e Ekologjisë dhe dy zëvendësministra edhe atë në MPB dhe Transport e lidhje.
Lëvizja Besa do të ketë dy ministri, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Partia e Bilall Kasamit i cili ka vendosur të mban mandatin e kreut të Tetovës do të kedhë zëvendësministër në Kulturë.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravari do të ketë gjithashtu dy ministri. Ministria e Shëndetësisë dhe një ministri pa resor. Krahu i Taravarit do të ketë edhe zëvendësministër në Mbrojtje dhe Bujqësi. Arben Taravari nuk përjashtoi mundësinë që ai vet të udhëheqë me Shëndetësinë, por tha se akoma nuk është definitive. Në 24 deri 48 orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes VLEN me VMRO-DPMNE-në.
“Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zëvendësministër për mbrojtje dhe zëvendësministër për bujqësi. Sekretar shtetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet…Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”, deklaroi Arben Tarvari, VLEN.
The post Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN appeared first on InfoShqip.com.