Kadrijaj: Janë rreth 500 milionë € dëme për Kosovën nga sanksionet e BE-së

Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë për “Front Online” se janë tetë projekte në vlerë rreth 500 milionë eurosh prej të cilave nuk ka përfituar Kosova si pasojë e vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Evropian. “Sot në Komision pamë që për tetë projekte që janë vendosur masat nuk ka përfituar Kosova, mund të themi se janë […]

qershor 13, 2024 - 20:01
 0  5
Kadrijaj: Janë rreth 500 milionë € dëme për Kosovën nga sanksionet e BE-së
kadrijaj:-jane-rreth-500-milione-e-deme-per-kosoven-nga-sanksionet-e-be-se

kadrijaj:-jane-rreth-500-milione-e-deme-per-kosoven-nga-sanksionet-e-be-se


Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë për “Front Online” se janë tetë projekte në vlerë rreth 500 milionë eurosh prej të cilave nuk ka përfituar Kosova si pasojë e vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

“Sot në Komision pamë që për tetë projekte që janë vendosur masat nuk ka përfituar Kosova, mund të themi se janë rreth 500 milionë euro. Kosova ende vazhdon me qenë e sanksionuar por problemi është që ndoshta ky sanksion do të vazhdoj me qenë edhe më tutje. Nga masat apo sanksionet e vendosura po ndëshkohen qytetarët e Kosovës, vetë Kosova dhe së fundi angazhimet e kqija që po i bënë Qeveria nuk duhet të dëmtohet Kosova”, tha ajo.

Deputetja Kadrijaj ngre pikëpyetje nëse Kosova mund të përfitoj edhe nga projekti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, nëse masat vazhdojnë të mbesin në fuqi.

“BE-ja për këtë vit kalendarik për përkahje të Ballkanit Perëndimor ka paraparaë diku 5 miliardë euro dhe unë e parashtrova pyetjen në Komision se çfarë do të përfitoj Kosova dhe nëse kemi sanksione a do të sanksionohemi edhe në këtë përkrahje nga BE. Por Bislimi nuk ishte i qartë sepse gjatë raportimit tha se po pritet që raporti të jetë pozitiv për Kosovën dhe që do të hiqen”, tha ajo.

Lidhur me raportimin e zv.kryeministrit Bisnik Bislimi se ka informacione se do të hiqen masat e BE-së, anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, Time Kadrijaj thotë se nuk e kanë një informatë të tillë dhe se janë skeptik nga raportimet e ambasadorëve të QUINT-it lidhu me këto masa.

“Ne si Komision nuk kemi informacione që do të hiqen saksionet e vendosura nga BE-ja. Ne në vazhdimësi i kemi parë raportimet e ambasadorve të vendeve të QUINT-it, kemi këkruar heqjen e masave, por nga përgjigjet që kemi marrë jemi skeptik. Po thuhet që nevojitet një koncensus por është i vështirë i arritshëm”, tha Kadrijaj për Front Online.