Kalimi i afatit për ndryshimet në Ligjin për Paga, Tahiri: Qeveria do ta përmbyllë mandatin duke lënë kaos në administratë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka nisur mandatin me shkelje dhe se do ta përmbyllë duke lënë kaos në administratën e shtetit. Këtë reagim e ka bërë duke iu referuar kalimit të afatit që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Qeverisë për korrigjimin e shkeljeve në Ligjin […]

gusht 7, 2024 - 23:30
 0  4
Kalimi i afatit për ndryshimet në Ligjin për Paga, Tahiri: Qeveria do ta përmbyllë mandatin duke lënë kaos në administratë
kalimi-i-afatit-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-paga,-tahiri:-qeveria-do-ta-permbylle-mandatin-duke-lene-kaos-ne-administrate

kalimi-i-afatit-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-paga,-tahiri:-qeveria-do-ta-permbylle-mandatin-duke-lene-kaos-ne-administrate

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka nisur mandatin me shkelje dhe se do ta përmbyllë duke lënë kaos në administratën e shtetit.

Këtë reagim e ka bërë duke iu referuar kalimit të afatit që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Qeverisë për korrigjimin e shkeljeve në Ligjin për Paga në Sektorin Publik.

“Sot, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë afat qeverisë për t’i korrigjuar këto shkelje, kjo qeveri vazhdon që pasivisht t’i afirmojë shkeljet e veta, sepse nuk ka asnjë interes të bëjë diçka ku nuk sheh hapësirë për ndëshkim dhe penalizim të sektorit publik. Kjo qeveri e nisi me shkelje, dhe do ta përmbyllë duke lënë pas kaos në administratë të shtetit”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka renditur edhe disa prej gjetjeve në Aktgjykimin e Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa nene, ku më pas i kishe dhënë afat Qeverisë prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të vendimit të saj, t’i ndryshojë dhe harmonizojë ato nene me Kushtetutën.