“Kam qenë i bullizuar, por nuk e kam vërejtur” – Burimi rrëfehet gjatë spektaklit
Burimi, një nga ish-banorët e Big Brother VIP, ka rrëfyer se është ndjerë i bullizuar gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë. Ai ka shpjeguar se nuk e ka kuptuar këtë situatë menjëherë për shkak të presionit të madh emocional dhe izolimit në atë mjedis. “Kur dola jashtë dhe i pashë videot, kuptova si ka reaguar […]


Burimi, një nga ish-banorët e Big Brother VIP, ka rrëfyer se është ndjerë i bullizuar gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë.
Ai ka shpjeguar se nuk e ka kuptuar këtë situatë menjëherë për shkak të presionit të madh emocional dhe izolimit në atë mjedis.
“Kur dola jashtë dhe i pashë videot, kuptova si ka reaguar publiku.
Brenda shtëpisë, nën presionin e kamerave 24 orë dhe dinamikën e rrethit, nuk e vërejta situatën në tërësi.
Njerëzit që ndihen si unë më kanë kontaktuar dhe më kanë treguar se janë ndjerë të ofenduar”, tha Burimi.
Ai përmendi emrat e Rezit dhe Arionit, duke i akuzuar ata për bullizim gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.