Kapen drogë dhe para në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar drogë dhe para. Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit […]

qershor 13, 2024 - 13:00
 0  5
Kapen drogë dhe para në Prizren
kapen-droge-dhe-para-ne-prizren

kapen-droge-dhe-para-ne-prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar drogë dhe para.

Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: shtatë (7) foli – paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14 gramë dhe para të gatshme rreth 170 €”.

“Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.