Këshilli Gjyqësor i RMV-së nesër do të zgjedhë kryetarin e ri
Këshilli Gjyqësor paralajmëroi se nesër, më 3 janar, do të zgjedhë kryetarin e ri, transmeton Portalb.mk. Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit vjen saktësisht një muaj pasi Vesna Dameva dha dorëheqje nga kjo pozitë më 2 dhjetor. Në shpjegimin e dorëheqjes së saj, Dameva tha se në periudhën e fundit janë bërë përpjekje nga […]


Këshilli Gjyqësor paralajmëroi se nesër, më 3 janar, do të zgjedhë kryetarin e ri, transmeton Portalb.mk.
Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit vjen saktësisht një muaj pasi Vesna Dameva dha dorëheqje nga kjo pozitë më 2 dhjetor. Në shpjegimin e dorëheqjes së saj, Dameva tha se në periudhën e fundit janë bërë përpjekje nga politikanë të caktuar për të dëmtuar integritetin e saj personal.
Në këtë kuptim, ajo theksoi drejtpërdrejt kryeministrin Hristijan Mickoski dhe deputetin nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski.
Kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me shkarkimin e paralajmëruar të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për çka ai tha se nuk do të pajtohej pasi mënyra me të cilën duhet të kërkohet përgjegjësi nga anëtarët e Këshillit është antikushtetues dhe i paligjshme, siç pohojnë disa ekspertë.