Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme në vend. Dy muaj pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale, Besa Ademi, Këshilli gjyqësor ka formuar Komisionin që do të shqyrtojë kriteret për përzgjedhjen e kreut të ri të instancës më të lartë gjyqësore në vend. […]

Jan 22, 2025 - 22:00
 0  3
Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme në vend. Dy muaj pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale, Besa Ademi, Këshilli gjyqësor ka formuar Komisionin që do të shqyrtojë kriteret për përzgjedhjen e kreut të ri të instancës më të lartë gjyqësore në vend. Përveç Gjykatës Supreme, është marrë vendim që të shpallet edhe zgjedhja e kryetarëve të disa gjykatave të tjera themelore në vend.

“Është duke u formuar komision për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave pas vendimit për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme, Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Ohër dhe Gjykatës Themelore Radovish, e përbërë nga: Vesna Dameva, kryetare e Komisionit, Ivica Nikollovski, anëtar i Komisionit dhe Xheneta Bektoviq, anëtare e Komisionit”, deklaroi Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor.

Siç mësohet jozyrtarisht, kryetarja aktuale Besa Ademi do të kandidojë për mandat të dytë. Kryetare e Gjykatës Supreme ajo ishte zgjedhur më 2 shkurt 2021. Këshilli Gjyqësor tentoi ta shkarkojë një herë, por nisma dështoi pasi nuk mori mbështetje nga shumica e anëtarëve. Shkarkimi i Ademit u vu në rendin e ditës të Këshillit pasi kryetarja paraprakisht foli publikisht për presione politike ndaj saj në lidhje me abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe amnistinë e mundshme të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski. Koalicioni VLEN atëherë njoftoi se prapa këtyre presioneve ndaj Ademit qëndronte BDI, parti e cili synonte ta kthente Gruevskin në vend, por Ademi nuk i dëgjoi udhëzimet e tyre. Artan Grubi u identifikua si një nga anëtarët më të shquar të BDI-së që mori pjesë në ushtrimin e këtij presioni dhe në fund të vitit të kaluar së bashku me gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit për marrje ryshfeti në rastet e lidhura me ish kreun DSK-së, Sasho Mijallkov./ALSAT