Këta janë kandidatët e LDK’së më të votuar në Lipjan
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për qind në Komunën e Lipjanit, e cila udhëhiqet nga Imri Ahmeti prej këtij subjekti politik. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur në përditësimin e fundit se në Lipjan i ka numëruar votat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha vendvotimet. […]


Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për qind në Komunën e Lipjanit, e cila udhëhiqet nga Imri Ahmeti prej këtij subjekti politik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur në përditësimin e fundit se në Lipjan i ka numëruar votat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha vendvotimet. Pra, gjithsej 83 nga 84 vendvotime.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë votat për kandidatët për deputetë nga radhët e LDK’së.
Më i votuari del kryetari i LDK’së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 7,321 vota.
Pas tij vjen kandidati për deputet Imri Ahmeti, i cili është edhe kryetar i kësaj komune, me 6,942 vota.
I treti më i votuari në Lipjan nga LDK’ja është Shkelzen Hajdini me 5,215 vota.
Rasim Hasani është kandidati i katërt më i votuari i LDK’së në Lipjan, me 4,932 vota.
Rezultat të befasishëm në Lipjan ka arritur edhe kandidatja e LDK’së nga kjo komunë, Anila Reçica- Llugiqi. Ajo ka marrë 4,542 vota.
Po ashtu, numër të lartë të votave në Lipjan ka marrë edhe Ardian Olluri, duke u votuar 4,437 herë.