Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?!

Mediat maqedonase po shkruajnë se tanimë po vizatohen konturet e strukturës së Qeverisë së re. Si ministra të VMRO-DPMNE-së po përmenden disa bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski. Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE për portalin Press24, nënkryetarët Timço Mucunski, Aleksandar Nikolovski dhe Gordana Dimitrievska Koçovska duhet të marrin pozitat e para në […] The post Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?! appeared first on InfoShqip.com.

maj 17, 2024 - 20:01
 0  5
Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?!

Mediat maqedonase po shkruajnë se tanimë po vizatohen konturet e strukturës së Qeverisë së re.

Si ministra të VMRO-DPMNE-së po përmenden disa bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE për portalin Press24, nënkryetarët Timço Mucunski, Aleksandar Nikolovski dhe Gordana Dimitrievska Koçovska duhet të marrin pozitat e para në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe Financave.

Në Ministrinë e Transportit dhe Ministrinë e Administratës dhe Shoqërisë Informatike po përmenden Gjoko Velkovski dhe Stefan Andonovski, ndërsa ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pritet të jetë në Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë me koalicionin VLEN pritet edhe kombinime tjera, pasi që ky koalicion shqiptar pritet të ketë 6 ministri./INA/

The post Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?! appeared first on InfoShqip.com.