Koci: Ka një terr informativ për atë që po ndodh në Gjykatën Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin me vepra penale për pengimit të drejtësisë. Po ashtu, ajo ka lëshuar fletarrestime për Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun ndërsa për Hajredin Kuçin ka lëshuar fletëthirrje për paraqitje. Avokati i licencuar

dhjetor 7, 2024 - 02:00
 0  6
Koci: Ka një terr informativ për atë që po ndodh në Gjykatën Speciale
koci:-ka-nje-terr-informativ-per-ate-qe-po-ndodh-ne-gjykaten-speciale

koci:-ka-nje-terr-informativ-per-ate-qe-po-ndodh-ne-gjykaten-speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin me vepra penale për pengimit të drejtësisë.

Po ashtu, ajo ka lëshuar fletarrestime për Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun ndërsa për Hajredin Kuçin ka lëshuar fletëthirrje për paraqitje.

Avokati i licencuar në Dhomat e Specializuar me seli në Hagë, Arianit Koci, tha për RTK se ajo që po ndodh në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë nuk është në rregull dhe për këtë çështje është një terr informativ që po ndodh atje.
Koci tha se ky rast mund të ketë efekt tek mbrojtja e lirisë, për të akuzuarit që janë atje, pasi që prokuroria ka pretendime se nëse ata lirohen në mbrojtje të lirisë mund të ketë ndikim tek dëshmitarët.

Avokati Koci foli edhe për rastin ‘Thaçi të tjerët’, ku tha se në këtë rast se prokuroria nuk ka arritur të argumentojë pretendimet që janë në aktakuzë.