Zyrtarisht mbyllet “Tik Toku” në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë një sërë vendimesh. Një ndër këto vendime është edhe mbyllja zyrtarisht e rrjetit social Tik Tok. Në lidhje me këtë vendim ka njoftuar Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një konference për media. “Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë

Mars 6, 2025 - 14:00
 0  5
Zyrtarisht mbyllet “Tik Toku” në Shqipëri
zyrtarisht-mbyllet-“tik-toku”-ne-shqiperi

zyrtarisht-mbyllet-“tik-toku”-ne-shqiperi

Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë një sërë vendimesh.

Një ndër këto vendime është edhe mbyllja zyrtarisht e rrjetit social Tik Tok.

Në lidhje me këtë vendim ka njoftuar Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një konference për media.

“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.