Komisioni Evropian ka mbështetur zbatimin e projektit Korridori VIII që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian ka avancuar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor  për zhvillimin dhe modernizimin e rrjetit  të transportit hekurudhor, raporton ABC. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)  në faqen zyrtare thekson se Komisioni Evropian po çon para projektet hekurudhore në kuadër të Korridorit të  VIII. Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është […]

Prill 17, 2024 - 20:00
 0  3
Komisioni Evropian ka mbështetur zbatimin e projektit Korridori VIII që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor
Ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8, Foto: Qeveria e RMV-së

Komisioni Evropian ka avancuar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor  për zhvillimin dhe modernizimin e rrjetit  të transportit hekurudhor, raporton ABC. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)  në faqen zyrtare thekson se Komisioni Evropian po çon para projektet hekurudhore në kuadër të Korridorit të  VIII.

Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro. Linja hekurudhore që parashikohet të ndërtohet në kuadër të projektit të Korridorit VIII, ndërlidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut  e Bullgarinë,  dhe është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian.

Dy linjat hekurudhore që kalojnë në Shqipëri kapin një vlerë prej 420 milion eurosh dhe parashikojnë rehabilitimin e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut në muajin janar ka shpalosur dyshime për korrupsion për korridoret 8 dhe 10D, andaj ka vendosur që para Prokurorisë Themelore Publike të paraqesë një analizë lidhur me pretendimet. Ndërkohë kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka vlerësuar që deri në vitin 2030 do të realizohet ky projekt.

Ndryshe, më 27 tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 195-të solli vendime për aprovim të projekteve urbanistike për akset rrugore Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani, të cilët janë pjesë e Korridorit 8. Më 8 mars 2023, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”