Komunikimi për mbylljen e hetimeve, Berisha nuk shkon nesër në SPAK, do përfaqësohet nga avokatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK personalisht për t’ju komunikuar mbyllja e hetimeve. Burime për Opinion.al bëjnë me dije se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për t’u njohur me mbylljen zyrtarisht të hetimeve ndaj kreut të PD-së për ish-kompleksiv sportiv “Partizani” dhe dosja do të […]

shtator 24, 2024 - 21:00
 0  6
Komunikimi për mbylljen e hetimeve, Berisha nuk shkon nesër në SPAK, do përfaqësohet nga avokatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK personalisht për t’ju komunikuar mbyllja e hetimeve.

Burime për Opinion.al bëjnë me dije se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për t’u njohur me mbylljen zyrtarisht të hetimeve ndaj kreut të PD-së për ish-kompleksiv sportiv “Partizani” dhe dosja do të kalojë më pas në gjykatë.

Sali Berisha u paraqit në SPAK më 11 Shtator, ku ju komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën.

Kujtomë se Sali Berisha qëndron në “arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit 2023.